Ndërlidhjet

SHBA: Ukraina të respektojë protestat


Victoria Nuland

Victoria Nuland

Ukraina është duke mirëpritur një takim të diplomatëve të huaj, derisa vazhdojnë protestat kundër vendimit të qeverisë për të kundërshtuar nënshkrimin e një marrëveshjeje të asociimit me Bashkimin Evropian.

Diplomatët perëndimorë, që po ndjekin takimin e ministrave të jashtëm të OSBE-së në Kiev, i kanë bërë thirrje qeverisë që të respektojë protestat.

Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland, ka thënë se qeveria “duhet të dëgjojë zërin e popullit”.

Kryeministri i Ukrainës, Mykola Azarov, ka thënë se qeveria e tij është e gatshme për bisedime me opozitën, por ka dënuar “forcat ekstremiste” për okupimin e ndërtesave të qeverisë në Kiev.

Opozita kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme, për shkak të vendimit të saj për të braktisur agjendën evropiane, si pasojë e presionit të Moskës.

Vendimi ka shkaktuar protestat më të mëdha në Ukrainë që prej Revolucionit të Portokalltë në vitin 2004.
XS
SM
MD
LG