Ndërlidhjet

Kwasniewski dhe Cox me mision të ri në Ukrainë


Kwasniewski dhe Cox
Kwasniewski dhe Cox
Të dërguarve të Parlamentit Evropian në Ukrainë u është dhënë drita e gjelbër për të udhëtuar sërish në Kiev, nëse mund të gjejnë bashkëbisedues të qartë në qeverinë atje.

Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, ka thënë se është i gatshëm të zgjasë misionin, në mënyrë që të ndërtohet një urë në mes të qeverisë dhe opozitës.

Ish-presidenti i Polonisë, Aleksander Kwasniewski, dhe ish-presidenti i Parlamentit Evropian, Pat Cox, janë dërguar për herë të parë në Ukrainë në vitin 2011, për të adresuar çështjen e drejtësisë selektive dhe për të gjetur një zgjidhje humanitare për ish-kryeministren e burgosur Yulia Tymoshenko – probleme këto që vazhdojnë të mbeten të pazgjidhura.

Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych, ka refuzuar të nënshkruajë një marrëveshje të asociimit me Bashkimin Evropian, javën e kaluar, gjë që ka shkaktuar protesta të mëdha në Kiev dhe qytete të tjera.
XS
SM
MD
LG