Ndërlidhjet

Vritet një shtetas amerikan në Libi


Libi

Libi

Burimet mjekësore dhe të sigurisë thonë se një shtetas amerikan që ka punuar në një shkollë ndërkombëtare në Bengazi të Libisë, është vrarë nga persona të armatosur të enjten.

Sulmuesit e kanë qëlluar atë, derisa po ushtronte në mëngjes.

Përgjegjësinë për të shtënat nuk e ka marrë askush.

Në fund të vitit 2012, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Libi është vrarë pasi militantët islamikë kanë sulmuar konsullatën amerikane në Bengazi.
XS
SM
MD
LG