Ndërlidhjet

Holanda përkrah hapjen e negociatave për MSA-në me Kosovën


Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga gjatë takimit me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, 05 dhjetor, 2013
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga gjatë takimit me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, 05 dhjetor, 2013
Kryeministri i Holandës Mark Rutte thotë se marrëveshja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e raporteve, dhe dialogu që e prodhoi këtë pakt, do të shtyjnë Kosovën përpara.

Shefi i qeverisë holandeze ia dha këto vlerësime presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga të cilën e priti të enjten në zyrën e tij.

“..të gjitha të arriturat e deritashme, përfshirë edhe marrëveshjen e arritur në Bruksel dhe hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA), do të ndihmojnë dhe shtyjnë përpara proceset në Kosovë”, ka thënë kryeministri holandez, sipas një komunikate që lëshoi presidenca e Kosovës.

Sipas Mark Rutte, bëri thirrje për hapje sa më parë të negociatave për MSA-në, të cilat tha se i përkrah, dhe se Holanda është përkrahëse e zgjerimit të mëtejmë të Bashkimin Evropian (BE).

Në anën tjetër, presidentja e Kosovës ka falënderuar shtetin e Holandës për ndihmën e deritashme, si me trupa paqeruajtëse, po ashtu edhe me programet socio-ekonomike.

Sa i përket dialogut me Serbinë, presidentja Jahjaga tha se dialogu është mënyra më e mirë që kontribuon në stabilitetin e të gjithë rajonit dhe theksoi se marrëveshja e arritur ndërmjet dy qeverive është e rëndësishme për rrugën e integrimeve evropiane të të dyja shteteve të pavarura.

Ajo theksoi se Bashkimi Evropian duhet të angazhohet për mbikëqyrjen e zbatimit të kësaj marrëveshje, përfshirë edhe Holandën, që do të ishte edhe një llojvlerësimi për perspektivën e integrimit të Serbisë në BE.

“Kosova është e përkushtuar për të zbatuar këtë marrëveshje dhe...ka ndërmarrë tashmë shumë hapa që kanë të bëjnë me zbatimin e saj në praktikë”, ka thënë presidentja Jahjaga.
XS
SM
MD
LG