Ndërlidhjet

ShBA: Diplomatët rus mashtrojnë me sigurime shëndetësore


Rusi - Selia e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë në Moskë, (Ilustrim)
Rusi - Selia e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë në Moskë, (Ilustrim)
Më se 30 diplomatë rus bashkë me familjet e tyre që jetojnë në qytetin e New York-ut, ngarkohen për shpërdorimin e $1.5 milion të programeve qeveritare shëndetësore amerikane për të varfrit.

Autoritetet thonë se mashtrimi është bërë nga diplomatët rus edhe pse ata, bashkë me gratë e tyre bënin një jetë luksoze, blenin veshmbathje të shtrenjt dhe gjësende elektronike.

Diplomatët janë akuzuar përmes një aktpadie të hapur, e cila iu dorëzua të enjten një gjykate në Manhattan.

Padia akuzon të pandehurit se në mënyrë sistematike kanë paraqitur aplikacione të rreme për beneficione mjekësore për shtatzaninë, lindhje dhe kujdes të fëmijëve të vegjël.

Prokurorët federal thonë se diplomatët kanë mashtruar me deklarimin e të ardhurave të tyre në aplikacione, vetëm për të qenë të kualifikuar për beneficionet e programit shëndetësor “MedicAid”.

Padia i është lënë misionit të Federatës Ruse në Kombet e Bashkuara, mirëpo asnjë përgjigje ende nuk i është kthyer autoriteteve amerikane.
XS
SM
MD
LG