Ndërlidhjet

Presidenti i Sevillas dënohet me 7 vjet burg


Ilustrim

Ilustrim

Një gjykatë në Spanjë ka dënuar presidentin e klubit futbollistik Sevilla, me shtatë vjet burg për përvetësim dhe korrupsion.

Gjykata Supreme e Madridit ka miratuar vendimin e vitit 2011, të cilin e kishte dhënë një instancë më e ulët, e cila gjeti Jose Maria del Nido, fajtor për përfshirjen e tij në përvetësimin e fondeve publike, në resorin jugor të qytetit të Marbella.

Gjykata Supreme, megjithatë ka ulur dënimin e tij nga 7 vjet e gjysmë burg, në vetëm 7 vjet.

Del Nido nuk mund të ankohet tutje për këtë vendim, por mund të kërkoj falje nga qeveria.

Ky rast i një rrethi korruptiv, fillimisht kishte nisur me kryetarin e kësaj qyteze Julian Munoz, i cili në vitin 2011 u dënua po ashtu me 7 vjet e gjysmë burg.
XS
SM
MD
LG