Presidenti i Francës François Hollande tha të enjten mbrëma se ka vendosur që të intervenoj “menjëherë” në Republikën Qendrore Afrikane, pasi Kombet e Bashkuara autorizuan një ndërhyrje të tillë për forcat afrikane dhe ato franceze.
Franca do të dyfishoj praninë e saj në terren, nga 600 sa i ka tani në 1200 “brenda pak ditësh, në mos brenda pak orësh”, porositi Hollande gjatë një paraqitjeje në Pallatin Elysee.
“Ky intervenim do të jetë i shpejt. Ajo nuk nënkupton se do të zgjas gjatë, dhe jam i sigurt se do të jetë e suksesshme”, tha ai duke u zotuar se do ta mbaj opinionin francez të informuar për rrjedhen e gjendjes në këtë shtet.
Hollande ka nënvizuar se Franca do të veproj “bashkë me afrikanët, dhe me mbështetjen e partnerëve evropian”, dhe ka ofruar garanca se shteti francez “nuk ka asnjë synim tjetër, përpos shpëtimin e jetëve”.
Javën e shkuar Parisi zyrtar largoi nga Kosova gjithë kontingjentin e vet ushtarak nga misioni paqeruajtës i NATO-së, për shkak të siç ishte arsyetuar “angazhimeve në vendet e treta”.