Ndërlidhjet

Vdes një, e pesë ushtarë tjerë të KFOR-it lëndohen në veri


Ilustrim

Ilustrim

Një paqeruajtës i NATO-së në Kosovë ka vdekur, dhe pesë të tjerë janë lënduar nga një aksident rrugor që kishte pësuar automjeti i tyre në veri të Mitrovicës.

Sipas një njoftimi nga KFOR-i, incidenti ka ndodhur rreth orës 13:00 në aksin rrugor Mitrovicë-Rashkë.

Misioni paqeruajtës bënë të ditur se nuk ka të dhëna se makina të tjera janë përfshirë në këtë aksident.

Sipas medieve serbe, automjeti me të cilin udhëtonin këta ushtarë, ka rënë në lumin Ibër, mirëpo KFOR-i nuk e saktëson këtë gjë në komunikatën e vet.

Shkaku i aksidentit, sipas kësaj komunikate, momentalisht nuk dihet, dhe po hulumtohet nga policia ndërkombëtare ushtarake në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG