Ndërlidhjet

Protestuesit vazhdojnë me protestat anti-qeveritare në Kiev


Ukrainë - Flamujt e Bashkimit Evropian dhe të Ukrainës valojnë gjatë protestës kundër qeverisë në Kiev, 5 dhjetor 2013
Ukrainë - Flamujt e Bashkimit Evropian dhe të Ukrainës valojnë gjatë protestës kundër qeverisë në Kiev, 5 dhjetor 2013
Vazhdojnë demonstratat në Ukrainë, ku protestuesit pro-evropian zotohen se do të vazhdojnë me bllokimin e ndërtesës së qeverisë, kurse autoritetet në anën tjetër kërcënojnë me intervenim.

Shefi i policisë së Kievit Valery Mazan ka kërcënuar se forcat e tij do të ndërhyjnë nëse protestuesit nuk i binden një urdhri të gjykatës për të ndaluar barrikadimin e ndërtesës qeveritare deri të hënën.

Kryeministri ukrainas Mykola Azarov, në ndërkohë, ka akuzuar disa protestues se janë “nazista” dhe “ekstremista”, përderisa zëvendësi i tij Serhiy Arbuzov ka hedh poshtë kërkesën e protestuesve për zgjedhje të parakohshme.

Shumë ministra të jashtëm të vendeve perëndimore kanë ngrit zërin e tyre në mbështetje të protestuesve gjatë takimit në Kiev të Organizaës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë-OSBE.

Protestuesit po kërkojnë largimin e qeverisë pasi presidenti Viktor Yushchenko, pas presionit të Rusisë, braktisi planet për nënshkrimin e një marrëveshjeje tregtare dhe të përafrimit me Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG