Ndërlidhjet

Brazil 2014: Sot hidhet shorti për botërorin


Ilustrim

Ilustrim

Shorti që do të përcaktoj grupet që do të luajnë në finalet e Kupës Botërore në Brazil pritet të transmetohet në të paktën 200 shtete të botës.

Të premten ky short do të klasifikojë 32 përfaqësuese kombëtare - të cilat u kualifikuan për këtë kampionat - në tetë grupe me nga katër ekipe.

Dy përfaqësuese nga secili grup më pastaj do të shkojnë tutje në raundin e ardhshëm.
Para shortit, 32 ekipet kombëtare janë ndarë në katër “kosha”.

Shteti mikpritësi Brazil dhe shtatë ekipet më të mira në botë gjenden në një kosh, dhe secila prej këtyre ekipeve do të përbëjë një grup të posaçëm.

Kampionati botëtor i futbollit pritet të filloj më 12 qershor në Sao Paolo.
XS
SM
MD
LG