Ndërlidhjet

Bota nderon Nelson Mandelan


Ilustrim
Ilustrim
Liderë politikë, njerëz të famshëm e të zakonshëm në mbarë globin po nderojnë kujtimin për trashëgimin e Nelson Mandelas, luftëtarin anti-aparteid dhe ikonën prodemokratike që vdiq në moshën 95 vjeçe.

Presidenti i Afrikës së Jugut Jacob Zuma tha se Mandela ka vdekur “paqësisht”, i rrethuar nga familja e tij të enjten mbrëma në shtëpinë e tij në Johannesburg.

Liderë evropian, Rusia, presidenti kinez Xi Jinping, Dalai Lama, dhe një varg figurash tjera botërore të estradës dhe sportit, kanë dërguar telegrame ngushëllimi, duke e cilësuar Mandelan si një prej figurave më monumentale të shekullit njëzet.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama, ka urdhëruar që flamujt amerikan të ulen në gjysmështizë në Shtëpinë e Bardhë, si shenjë nderimi për Mandelan.

Ngushëllime nga mbarë bota i janë dërguar jugo-afrikanëve, duke vlerësuar Mandelan si një shëmbull inspirimi se si ndjekja e shembullit të pajtimit paqësor mund të ngadhënjej ndaj brezave të padrejtësisë.

Mandela ka qenë i burgosur për 27 vjet, para se të del për të ndihmuar Afrikën e Jugut nga aparteidi që kreu pakica e të bardhëve, në demokraci.

Laureati i çmimit Nobel për paqe është bërë presidenti i parë i zi i Afrikës së Jugut në vitin 1994, pas zgjedhjeve të para multietnike në këtë vend.

Ai kishte meritat më të mëdha në parandalimin e futjes në luftë të vendit, pas rrëzimit të regjimit të aparteidit.
XS
SM
MD
LG