Ndërlidhjet

Moska akuzon prokurorët amerikan për shpifje


ShBA - Kryeprokurori i New York-ut ka demonstruar rastin e mashtrimit që diplomatët rus i bënë sistemit shëndetësor amerikan
ShBA - Kryeprokurori i New York-ut ka demonstruar rastin e mashtrimit që diplomatët rus i bënë sistemit shëndetësor amerikan
Rusia ka dënuar akuzat që Shtetet e Bashkuara i ka bërë kundër diplomatëve rus dhe bashkëshortëve të tyre për mashtrim të sistemit shëndetësor amerikan, për të varfrit.

Zëvendësministri i punëve të jashtme të Rusisë Sergei Ryabkov tha sot se akuzat vetëm sa mbështesin “forcat ruso-fobike”.

Ryabkov tha se Moska hedh poshtë këto akuza si të pabaza, ndërsa akuzoi agjentët amerikan për mbikëqyrje të paligjshme të rusëve të pandehur.

Sipas padisë së publikuar të enjten nga prokurorët e Neë Yorkut, 49 diplomatë aktual dhe të dikurshëm, bashkë me familjet e tyre, kanë mashtruar për të marr 1.5 milion dollarë në beneficione nga programi MedicAid, që shërben si sigurim shëndetësor për njerëzit e varfër.

Mashtrimi thuhet se është kryer, edhe pse të dyshuarit kishin shpenzuar “dhjeta mijëra dollarë” për pushime dhe jetë luksoze.

Asnjë arrestim nuk është kryer deri më tani.

Prokurorët bënë të ditur se ka pak gjasa që të dyshuarit të dërgohen para gjyqi, meqë kanë imunitet diplomatik.
XS
SM
MD
LG