Ndërlidhjet

Vriten pesë militant e një ushtar në Pakistan


Ilustrim
Ilustrim
Të paktën gjashtë persona janë vrarë në jug-perëndim të Pakistanit, kur forcat e sigurisë shkëmbyen zjarr me militant të dyshuar, gjatë një operacioni ushtarak, njoftuan të premten autoritetet.

Incidenti është regjistruar në krahinën Baluchistan, i cili për shumë kohë është arenë e dhunës etnike dhe sektariane.

“Forcat tona po kryenin një operacion të enjten për të gjetur disa njerëz të kidnapuar nga militantët Baluch. Ata hasën në rezistencë, dhe si rezultat pesë militant vdiqën nga shkëmbimi i zjarrit”, i tha AFP-së sekretari shtetor i Baluchistanit Asad Gilani.

“Po ashtu një ushtar i joni është vrarë, dhe një tjetër është plagosur në këtë përplasje”, shtoi ai.

Shumë grupe seperatiste Baluche dhe talebanët e prirë nga Al-Kaida, si dhe militantë të Lashka-e-Jhangvi janë aktivë në këtë rajon.

Kidnapimi është metoda e tyre e zakonshme për të financuar aktivitetet joligjore.
XS
SM
MD
LG