Ndërlidhjet

Biden: ShBA nuk e njeh zonën e ndalimit të fluturimit të Kinës


Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, gjatë një konference për shtyp në Pekin, 5 dhjetor, 2013
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, gjatë një konference për shtyp në Pekin, 5 dhjetor, 2013
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha sot se Washingtoni nuk e pranon zonën e re të fluturimit të Kinës, që kufizon fluturimet në hapësirën mbi ishujt e kontestuar të Detit Lindor Kinez.

Biden i bëri këto komente gjatë një ligjerate në universitetin e Seoul-it, kryeqytetin e Koresë së Jugut.

Nënpresidenti amerikan, i cili ka zhvilluar bisedime dje me liderët e Kinës në Pekin, tha se “Isha shumë i qartë kur fola në emër të presidentit tim: Ne nuk e njohim këtë zonë. Ajo nuk do të asnjë ndikim në operacionit amerikane. Asnjë hiç”.

Biden tha po ashtu se Koreja e veriut nuk do të arrij kurrë të prosperojë, përderisa ndjek prodhimin e armëve bërthamore.

Numri dy i administratës amerikane para kthimit në Washington, do të vizitojë gjatë të shtunës edhe kufirin që ndan Korenë Jugore dhe atë Veriore.
XS
SM
MD
LG