Ndërlidhjet

Thaçi: Mandela ishte vlerë mbarëplanetare


Ilustrim
Ilustrim
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon popullin jugafrikan, me rastin e vdekjes së ish-presidentit Nelson Mandela.

Në një telegram ngushëllimi, shefi i qeverisë në Prishtinë, shkruan se Mandela një jetë të tërë e kuptimësoi në shërbim të arritjes së lirisë së vendit të tij.

“Nelson Mandela u bë simbol universal dhe vlerë mbarëplanetare e kuptimit human të lirisë dhe përkushtimit konkret për këtë ideal sublim të njerëzimit”, thuhet në telegramin e dërguar nga kryeministri i Kosovës.

“Nelson Mandela ishte personaliteti me integritetin më të fortë moral, duke dëshmuar se individi sintetizon fuqinë e historisë njerëzore, si përpjekje për emancipim, liri të plotë, barazi dhe drejtësi universal, pa dallim vendi, race dhe kulture”, përfundon telegrami.
XS
SM
MD
LG