Ndërlidhjet

Al-Kaida merr përsipër sulmin në Jemen


Jemen - Një makinë po ndizet në flakë, pasi një sulmues vetëvrasës shpërtheu me makinë pikën e kontrollit për në kompleksin e Ministrisë së Mbrojtjes, 05 dhjetor, 2013
Jemen - Një makinë po ndizet në flakë, pasi një sulmues vetëvrasës shpërtheu me makinë pikën e kontrollit për në kompleksin e Ministrisë së Mbrojtjes, 05 dhjetor, 2013
Një degë e Al-Kaidas në Jemen ka marr përgjegjësinë për sulmet vdekjeprurëse të së enjtes mbi një kompleks të ministrisë së mbrojtjes në kryeqytetin Sanaa.

Krahu i Al-Kaidas në gadishullin arabik, al-Mallahem, ka shkruar në llogarinë e saj në Tëitter të premtën në mëngjes se ajo ka sulmuar ndërtesën e ministrisë së mbrojtjes për shkak se “aty gjenden dhomat e kontrollit të fluturakeve pa pilot dhe ekspertëve amerikan”.

Ky pranim i përgjegjësisë është postuar edhe në portale të përkrahësve militant të luftës së Al-Kaidas, që përcjellin çdo lëvizje të këtij grupi terrorrist.

Sulmet e bashkërenduara të së enjtes, lanë të vrarë 52 persona, përfshirë edhe personelin e huaj mjekësor që punonte aty.

Të paktën 167 persona të tjerë, janë plagosur apo lënduar, kur një sulmues vetëvrasës shpërtheu me makinë dyert e hyrjës për në kompleks, duke i hapur rrugën militantëve të armatosur për të sulmuar.
XS
SM
MD
LG