Ndërlidhjet

Evropa veriore rimerr veten pas stuhisë


Ilustrim

Ilustrim

Disa shtete të Evropës veriore kanë rikthyer në funksion transportin publik dhe shërbimet energjetike të premten, pas stuhisë së fuqishme që la të vdekur të paktën tre persona.

Trenat në Danimarkë, që kishin ndërprerë qarkullimin të enjten, u rikthyen në operim me një orar të shkurtuar.

Aeroporti në Kopenhagë është rihapur, kurse një numër shumë i vogël i fluturimeve është realizuar.

Danimarka ende po mundohet të rikthej energjinë elektrike për 30 mijë dyqane dhe amvisëri, të cilat u preken nga stuhia, e quajtur Bodil në Danimarkë kurse Xaver në Gjermani.

Dy trena kanë dal nga binarët në ishullin danez Funen, nga i cili aksident u lëndua një person.

Ndërkohë, tre persona janë lënduar në një incident tjetër, kur erërat e fuqishme nxorën prej rruge një autobus.

Në Gjermani, e cila është prekur në masë më të vogël, kompania Lutfhansa ishte e detyruar të anuloj 70 fluturime të premten, kryesisht ato lokale, por edhe fluturime në pjesë veriore të shtetit.

Era ka hedh shumë dru në autostradë në shtetin verior Schlesëig-Holstein, kurse uji vërshoi një pjesë të qytetit portual Hamburg.

Policia njoftoi të premten, se më e keqja ka kaluar.

Tre njerëz kanë vdekur nga stuhia të enjten, në Skotland, Angli dhe Danimarkë.

Britania ishte e parë që u godit nga stuhia, e cila vinte nga oqeani Atlantik.
XS
SM
MD
LG