Ndërlidhjet

logo-print

Shtyhet sërish gjykimi i Tymoshenkos


Ilustrim

Ilustrim

Një gjykatë në Kharkiv, në lindje të Ukrainës, ka shtyrë gjykimin kundër ish-kryeministres Yylia Tymoshenko, deri më 27 shtator, për arsye se Tymoshenko refuzoi që të merr pjesë në këtë seancë.

Në ndërkohë, një i dyshuar ka sulmuar avokatin e saj, Serhiy Vlasenko, brenda ndërtesës së gjykatës të premten, duke i hedh në fytyrë një përzierje të lëngët, që njihet si “Zelyonka” në Ukrainë.

Vlasenko nuk është lënduar nga ky sulm, por ka kërkuar hetime për këtë incident.
Tymoshenko, që është rivale e presidentit Viktor Yanukovich, në këtë proces dyshohet për evazion fiskal, ndërsa është duke e vuajtur dënimin prej shtatë vjet burg, për keqpërdorim të pushtetit.

Rasti i dytë kundër saj për evazion fiskal, e ndargon Tymoshenkon me keqpërdorimin e miliona dollarëve të taksapaguesve, në kohën kur ajo drejtonte një kompani private energjetike në vitet e nëntëdhjeta.

Ky gjykim është shtyrë më se 10 herë që nga muaji prill i vitit 2012, për shkak të refuzimit të Tymoshenkos që të merr pjesë në seanca.
XS
SM
MD
LG