Ndërlidhjet

Franca në aksion në Republikën Qendrore Afrikane


Afrika Qendrore - Trupat franceze duke patrolluar me makina të blinduara në Bangoi, 6 dhjetor, 2013.
Afrika Qendrore - Trupat franceze duke patrolluar me makina të blinduara në Bangoi, 6 dhjetor, 2013.
Trupat franceze kanë dal në aksion të premten në Bangui, kryeqytetin e Republikës Qendrore Afrikane, pasi Kombet e Bashkuara mbështetën ndërhyrjen në këtë vend, në mënyrë që të ndalet dhuna disamujore e militantëve dhe grupeve sektariane.

Ministri francez i mbrojtjës Jean-Yves le Drian i tha radios France International se trupat franceze kanë nisur patrullimet në qytet të enjten mbrëma, pak orë pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, i dha mandat ushtarëve francez dhe atyre afrikan që të rikthejnë rendin dhe ligjin në këtë shtet, edhe me forcë nëse është e nevojshme.

“Nata ishte e qetë”, tha Le Drian.

Franca ka afro 600 trupa në Bangui, të cilat kanë për detyrë ruajtjen e sigurisë në aeroport, por edhe mbrojtjen e shtetasve francez.

Ky kontingjent, i cili përkrah forcat e Unionit Afrikan në detyra policore, pritet të dyfishohet së shpejti.

Katër aeroplan janë nisur nga Parisi dhe baza ushtarake franceze në Gabon, pritet të aterojnë sot pasdite në Bangui.

Ky intervenim i Francës, është i dyti në një ish-koloni afrikane këtë vit, që vjen 11 muaj pas një ofensive kundër xhihadistëve në Mali.

Presidenti François Hollande është zotuar të enjten mbrëma se misioni në Republikën Qendrore Afrikane “do të jetë i shpejt”.

Edhe ministri i tij i mbrojtjes Le Drian tha se operacioni paqeruajtës francez do të zgjas shkurt, rreth gjashtë muaj.

Ky shtet, me një popullësi prej 4.5 milion, ka një histori të gjatë të jo-stabilitetit, por është zhytur së fundi në kaos pasi komuniteti shumicë mysliman, përmbysi presidentin e krishterë François Bozize në mars të këtij viti, dhe më pas u përfshi në sulme të përgjakshme.

Më se 400 mijë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre nga dhuna dhe frika e hakmarrjes së grupeve sektariane.

Rreth 100 njerëz janë vrarë të enjten në Baugui.
XS
SM
MD
LG