Ndërlidhjet

Vritet një ushtar dhe 6 të tjerë plagosen në Liban


Ilustrim
Ilustrim
Një ushtar libanez është vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur gjatë natës në Tripoli, në kohën kur tensionet po rishfaqen në këtë qytet verior, njoftoi ushtria të premten.

Trupat ushtarake kanë këmbyer zjarr me një grup të dyshuar, i cili kishte sulmuar ekipin e një televizioni pro-sirian, i cili po mbulonte luftën e Hezbollahut.

Një deklaratë e lëshuar nga ushtria thotë se sulmuesit kishin ndaluar ekipin televiziv, të cilët kanë thirr urgjent për ndihmë forcat e rendit.

“Kjo gjendje shpërtheu në të shtëna ndërmjet të këtij grupi të armatosur dhe ushtrisë”, thuhet në njoftimin e ushtrisë.

Qyteti i Tripolit është vendosur nën kontroll të ushtrisë, për një periudhë gjashtëmuajshe, pas një vendimi të qeverisë qendrore.
XS
SM
MD
LG