Ndërlidhjet

Sprej syve për kryetarin e Lubjanës


Slloveni - Kryetari i Lubjanës, Zoran Jankoviq (Ilustrim)
Slloveni - Kryetari i Lubjanës, Zoran Jankoviq (Ilustrim)
Policia në Slloveni thotë se një protestues i mllefosur ka spërkatur kryetarin e Lubjanës me sprej piperi.

Forcat e rendit thonë se incidenti ka ndodhur të enjten mbrëma në kryeqytetin e Sllovenisë, kur kryetari Zoran Jankoviq duke ecur rrugës u përball me një grup protestuesish gjatë një demonstrate anti-korrupsion në qendër të Lubjanës.

Më pas, siç shpjegon policia, një i ri iu ofrua Jankoviq dhe e spërkative syve me sprej piperi.

Jankoviq është dërguar në spital, ku pas trajtimit është liruar.

Të premten, kryetari i Lubjanës i ka bërë thirrje sulmuesit “që të del me pi një kafe me mua, dhe të më tregoj se cilat janë akuzat e tij, dhe se çka do prej meje”.

Policia është ende në kërkim të sulmuesit.
XS
SM
MD
LG