Ndërlidhjet

logo-print

BE-ja ndan € 50 milion për Rep. Qendrore Afrikane


Ilustrim

Ilustrim

Bashkimi Evropian ka zhbllokuar 50 milion euro në mbështetje të operacioneve ushtarake të huaja në Republikën Qendrore Afrikane, pasi Franca nisi trupat e saj intervenuese atje, lajmëroi të premtën drejtuesi i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso.

Këto para i shtohen 245 milion eurove, të parapara për zhvillim dhe ndihma humanitare, të cilat janë dhënë nga Bashkimi Evropian për shtetin afrikan, i cili është futur në kaos prej përmbysjes së presidentit nëntë muaj më parë.

“E përshëndes Francën për nismën dhe kurajon e saj”, tha Barroso në Paris, vetëm pak orë para se të hapet në kryeqytetin francez samiti Franko-Afrikan, që për temë ka sigurinë në kontinentin afrikan dhe në veçanti Republikën Qendrore Afrikane.

“Franca ka marr një përgjegjësi të madhe, të cilën e mbështesim të gjithë ne evropianët”, tha Barroso.

“Ne kemi zhbllokuar 50 milion euro, për të ndihmuar këtë mision afrikan”, shtoi ai.
XS
SM
MD
LG