Ndërlidhjet

Londër: Ushtari britanik u dënua për vrasje në Afganistan


Pamje e një pjese të Londrës
Pamje e një pjese të Londrës
Ushtari britanik, Alexander Balckman, është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa prapa grilave duhet të qëndroj së paku 10 vjet, për vrasjen e një militanti taliban.

Ky vendim është marrë sot nga një gjykatë ushtarake në Bulford, në pjesën jugperëndimore të Anglisë.

Muajin e kaluar, gjykata e kishte shpallur fajtor ushtarin Blackman për vrasje, derisa ishte në shërbim në provincën Helmand në Afganistan, në shtator të vitit 2011.

Dy ushtarë të tjerë janë liruar nga akuza për vrasje.

Të tre këta ushtarë ishin të akuzuar pasi autoritetet ushtarake i kishin gjetur fotografitë e incidentit në kamerat e vendosura në helmetë.

Blackman, 30 vjeçar, ishte xhiruar duke shtënë në afganin e plagosur në qafë nga afërsia, derisa e citonte shkrimtarin Shakespeare.
XS
SM
MD
LG