Ndërlidhjet

Evropë: Nga stuhia e fuqishme – 6 të vdekur


Ilustrim

Ilustrim

Numri i personave të vdekur nga stuhia me forcë të uraganit, që e ka përfshirë pjesën veriore të Evropës, sot ka arritur në gjashtë.

Stuhia e ka goditur Evropën Veriore, mbrëmë vonë, me ç’rast e ka shkatërruar sistemin e transportit dhe të rrymës elektrike në pjesën veriore të Britanisë.

Një shofer i kamionit në Britani e ka humbur jetën kur makina e tij është përmbysur, ndërsa një person tjetër është vrarë nga rrëzimi i drurit, derisa era kishte arritur shpejtësi deri në 225 kilometra në orë.

Në Danimarkë, një femër e ka humbur jetën, pasi kamioni në të cilin gjendej ajo ishte përplasur nga era e fuqishme.

Në Poloni tre njerëz kanë vdekur dhe një është plagosur në vendin Poraj, kur një degë druri e ka goditur veturën e tyre.

Nga erërat e fuqishme në Poloni janë rrëzuar shtyllat elektrike, kështu që pa rrymë kanë mbetur afro 100 mijë njerëz.

Sot gjatë ditës, kompania polake e fluturimeve LOT i ka anuluar disa fluturime vendëse dhe ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG