Ndërlidhjet

Moskë: Rusisë i duhen 300 mijë imigrantë në vit


Pamje e një pjese të Moskës
Pamje e një pjese të Moskës
Shefi i Shërbimit Federal të Imigracionit në Rusi, Konstantin Romodanovsky, thotë se Rusisë i duhen afro 300 mijë punëtorë imigrantë, për ta kompensuar humbjen e afro 10 milionë punëtorëve nga forca punuese e Rusisë, deri në vitin 2025.

Duke i cituar parashikimet e Ministrisë së zhvillimit ekonomik, që tregojnë se popullata e përgjithshme e Rusisë do të shënoj rënie, ndërsa numri i personave të moshuar do të rritet për 10%, deri në vitin 2025, Romodanovsky ka theksuar se do të ishte ideale që 300 mijë imigrantë, që i duhen forcës punuese të Rusisë, të ishin të interesuar për të marrë shtetësi ruse dhe qëndrim të përhershëm në këtë vend.

Por, ai ka tërhequr vërejtjen se punëtorët imigrantë duhet t’i respektojnë ligjet ruse.
XS
SM
MD
LG