Ndërlidhjet

SHBA: Obama në Afrikën Jugore për ta nderuar Mandelën


Nxënësit mbajnë qirinj dhe fotografitë e Nelson Mandelës gjatë një ceremonie të përkujtimit në një qytet të Indisë
Nxënësit mbajnë qirinj dhe fotografitë e Nelson Mandelës gjatë një ceremonie të përkujtimit në një qytet të Indisë
Presidenti amerikan, Barack Obama, dhe bashkëshortja e tij, Michelle, do të udhëtojnë për në Afrikën Jugore, javën e ardhshme, për të treguar respekt për liderin në luftën kundër apartejdit dhe ish-presidentin jugafrikan, Nelson Mandela.

Këtë njoftim e ka bërë sot, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, por nuk ka treguar se kur do të niset presidenti Obama dhe sa do të qëndroj në Afrikën e Jugut.

Nelson Mandela vdiq dje në moshën 95 vjeçare, pasi për një kohë të gjatë ka pasur probleme shëndetësore.

Obama është lideri i parë botëror që ka shpallur se do të shkoj në Afrikën e Jugut, por pritet që shumë shefa të shteteve dhe qeverive të vendeve dhe personalitete të njohura ndërkombëtarte do të marrin pjesë në ceremonitë me rastin e përkujtimit të jetës dhe veprës së Nelson Mandelës.
XS
SM
MD
LG