Ndërlidhjet

logo-print

Hagel: Diplomacia mbështetet nga forca ushtarake


Chuck Hagel

Chuck Hagel

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel, u ka ofruar sot siguri aleatëve amerikanë të Gjirit se diplomacia lidhur me programin atomik të Iranit është e mbështetur nga forca ushtarake e Shteteve të Bashkuara.

Gjatë një fjalimi në Manama të Bahrejnit, zoti Hagel tha se diplomacia perëndimore me Teheranin nuk duhet të “keqinterpretohet”.

Sipas tij, suksesi në negociata do të “mbështetet në forcën ushtarake amerikane” dhe se Shtetet e Bashkuara mbresin të përkushtuara për t’i mbajtur 35 mijë trupa në rajonin e Gjirit.

Marrëveshja ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore e arritur më 24 nëntor, i ka alarmuar liderët e shteteve të Gjirit, me popullatë shumicë sunite, që Iranin e udhëhequr nga shiitët e shohin si kërcënim.

Marrëveshja e përkohshme kërkon që Irani t’i pezulloj disa pjesë të programit të tij atomik në këmbim për zbutje të pjesërishme të sanksioneve ekonomike nga vendet perëndimore.
XS
SM
MD
LG