Ndërlidhjet

OKB: Jordania në vend të A. Saudite në Këshillin ne Sigurimit


Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara gjatë një seance
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara gjatë një seance
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka zgjedhur Jordaninë për anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit, pasi Arabia Saudite e kishte refuzuar këtë post.

Jordania i mori 179 vota nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, që ka 193 anëtarë. Kështu, Jordania do të jetë anëtare me mandat dyvjeçar në Këshillin e Sigurimit, që i ka gjithsej 15 anëtarë, prej të cilëve 5 janë të përhershëm.

Arabia Saudite ishte zgjedhur në muajin tetor, por ajo në mënyrë të paprecedente refuzoi të bëhet anëtare, duke thënë se Kombet e Bashkuara janë joefektive në zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez dhe problemet e tjera në Lindjen e Mesme.

Pos Jordanisë, anëtarë të rinjë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara janë edhe Çadi, Nigeria, Lituania dhe Kili.

Mandati i tyre fillon më 1 janar të vitit 2014.
XS
SM
MD
LG