Ndërlidhjet

Futboll: U përcaktuan grupet për Kupën Botërore 2014 në Brazil


Përbërja e katër grupeve në Kampionatin Botëror të Futbollit në Brazil në vitin 2014
Përbërja e katër grupeve në Kampionatin Botëror të Futbollit në Brazil në vitin 2014
Mbrëmë me short janë përcaktuar grupet për Kampionatin Botëror në futboll në vitin 2014 në Brazil.

Në Grupin A, Brazili, pesë herë kampion botëror, do të ndeshet me Kroacinë, Kamerunin dhe Meksikën, ndërsa duket se njëri ndër grupet më të forta është Grupi D, ku bëjnë pjesë Anglia, Italia, Uruguaji dhe Kosta-Rika.

Në Grupin G luajnë Portugalia, Gjermania, Shtetet e Bashkuara dhe Gana.

Spanja, e cila e mbronë titullin e kampionit, gjendet në Grupin B dhe në ndeshjen e parë të kampionatit do të takohet me Holandën. Këto dy reprezentacione luajtën në finalen e kampionantit në vitin 2010. Në këtë grup gjenden edhe Kili dhe Australia.

Janë gjithsej 8 grupe me nga katër reprezentacione.

Për të parën herë në Kampionatin Botëror të Futbollit luan Bosnjë Hercegovina, e cila gjendet në grupin F, së bashku me Iranin, Algjerinë dhe Nigerinë.

Kampionati fillon më 12 qershor 2014, ndërsa ndeshjet zhvillohen në 12 stadiume në gjithë Brazilin.
XS
SM
MD
LG