Ndërlidhjet

SHBA: Kitara e Bob Dylanit u shit me çmim rekord


Presidenti amerikan Barack Obama (majtas) e nderon këngëtarin Bob Dylan me Medaljen Presidenciale të Lirisë në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2012
Presidenti amerikan Barack Obama (majtas) e nderon këngëtarin Bob Dylan me Medaljen Presidenciale të Lirisë në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2012
Kitara elektrike e këngëtarit amerikan, Bob Dylan, në të cilën ai luajti në manifestimin e njohur Newport Folk Festival, në vitin 1965, është shitur për afro një milion dollarë amerikanë.

Në ankandin e kompanisë Christie në Nju Jork, kitara është shitur mbrëmë për 965 mijë dollarë amerikanë, që është rekord borëtor për kitarë.

Ky instrument muzikor ishte pronë e një familjeje nga Nju Xherzi, për afro 50 vite, pasi këngëtari Dylan e kishte lënë atë në një aeroplan privat.

Paraqitja e Dylanit në festivalin në Newport e ka shënuar largimin e tij nga lëvizja e muzikës folk dhe kalim nga roku akustik në atë të përforcuar, që mund të vërehet në këngën e tij “Like a Rolling Stone”.

Bob Dylan ishte pritur me fishkëllima nga disa anëtarë të masës në Newport.

Dashamirët e muzikës folk kanë konsideruar se Dylani e ka tradhtuar këtë lloj të muzikës në favor të asaj rock and roll.
XS
SM
MD
LG