Ndërlidhjet

OBT: Arrihet marrëveshja e parë globale


Shenja e Organizatës Botërore të Tregtisë në hyrje të selisë së saj në Gjenevë të Zvicrës

Shenja e Organizatës Botërore të Tregtisë në hyrje të selisë së saj në Gjenevë të Zvicrës

Përfaqësuesit e 159 vendeve anëtare të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) kanë arritur pajtueshmëri për marrëveshjen me të cilën synohet nxitje e tregtisë globale.

Marrëveshja, e konfirmuar sot pas negociatave në ishullin Bali të Indonezisë, paraqet dokumentin e parë global të të gjithë anëtarëve të Organizatës Botërore të Tregtisë, prej themelimit të saj në vitin 1995.

Në marrëvshje përfshihen edhe përkushtimet e vendeve anëtare për lehtësimin e tregtisë duke i thjeshtësuar procedurat doganore.

Ekonomistët vlerësojnë se kjo lëvizje mund të krijoj shtytje në ekonominë botërore, në vlerë prej afro 1 mijë miliardë dollarësh amerikanë.

Marrëveshja u arrit pas negociatave me të cilat u zgjidhën vërejtjet e Kubës dhe Indisë.
XS
SM
MD
LG