Ndërlidhjet

logo-print

Korea Veriore: U lirua amerikani 85 vjeçar


Pamje nga qyteti Vonsan në Korenë Veriore

Pamje nga qyteti Vonsan në Korenë Veriore

Koreja Veriore e ka dëbuar veteranin amerikan të Luftës së Koresë, në periudhën 1950-53, i cili ishte i arrestuar prej muajit tetor.

Veterani amerikan, Merill Newman, nga Kalifornia, ishte akuzuar nga autoritetet në Phenian se ishte përgjegjës për “aktet armiqësore” kundër Koresë Veriore, që udhëhiqet nga komunistët.

Agjencia Qendrore Zyrtare e Lajmeve verikoreane raportoi sot se Newman është dëbuar për arsye “humanitare”. Në raport thuhet se Newman ishte “penduar sinqerisht” dhe se ishte marrë parasysh edhe mosha e shtyrë dhe shëndeti i tij.

Zëvendës presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Newman tashmë ka arritur në Kinë.

Departamenti amerikan i shtetit e ka mirëpritur lirimin e veteranit Newman dhe i ka bërë thirrje Koresë Veriroe, që poashtu, ta liroj edhe amerikanin tjetër, Kenneth Bae, i cili është dënuar me 15 vjet punë të vështirë për shkak të akuzave se kishte synuar përmbysjen e qeverisë në këtë vend.
XS
SM
MD
LG