Ndërlidhjet

Kabul: Chuck Hagel takon trupat amerikane


Chuck Hagel

Chuck Hagel

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel, ka arritur sot në Afganistan, për t’i takuar ushtarët e Shteteve të Bashkuara, që janë të vendosur në këtë vend.

Vizita e sotme e paparalajmëruar po bëhet në periudhën e tensioneve në raportet ndërmjet Uashingtonit e Kabulit, lidhur me marrëveshjen për siguri.

Zyrtarët amerikanë thanë se nuk është planifikuar takim me presidentin afgan, Hamid Karzai, i cili refuzon ta nënshkruaj Marrëveshjen Bilaterale të Sigurisë, që u mundëson ushtarëve amerikanë dhe atyre të NATO-s, për të mbetur në Afganistan, edhe pas vitit 2014, kur parashihet tërheqja e pjesës më të madhe të forcave luftarake të jashtme.

Nga ana tjerët, një zëdhënës i Karzait ka thënë se presidenti afgan dhe sekretari Hagel do të takohen sot më vonë gjatë ditës.
XS
SM
MD
LG