Ndërlidhjet

Meksikë: Gjashtë vetë në spital të dyshuar për rrezatim me kobalt


Pamje e vendit në Meksikë ku ishte vjedhur kamioni që transportonte kobalt
Pamje e vendit në Meksikë ku ishte vjedhur kamioni që transportonte kobalt
Raportet nga Meksika thonë se 6 vetë janë dërguar në spital për teste lidhur me rrezatimin e mundshëm pas vjedhjes së kobaltit-60, i cili është me radioaktivitet të lartë.

Në raporte citohen zyrtarët që kanë thënë se këta gjashtë persona ishin arrestuar të enjten dhe janë dërguar në spital në Paçuka, në pjesën qendrore të Meksikës.

Autoritetet e Meksikës po zhvillojnë hetime nëse të gjashtë personat ishin të involvuar në vjedhje në një kamion ditën e hënë, që po transportonte kobalt.

Kamioni ishte gjetur të mërkurën, ndërsa autoritetet thonë se materiali ishte mbledhur dhe se tashmë nuk ka rrezik për shëndet, me përjashtim të atyre që kanë pasur kontakt me kobalt.
XS
SM
MD
LG