Ndërlidhjet

RQA: Dhunë ndërmjet myslimanëve dhe të krishterëve


Trupat franceye duke patrulluar në Bangui të Republikës Qendrore Afrikane
Trupat franceye duke patrulluar në Bangui të Republikës Qendrore Afrikane
Në Republikën Qendrore Afrikane mijëra njerëz kanë ikur në aeroport të kryeqytetit Bangui, për tu larguar nga dhuna sektare ndërmjet grupeve myslimane dhe të krishtera.

Trupat franceze janë vendosur në aeroport, pas vendimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për autorizimin e trupave afrikane dhe franceze, për ta përdorë forcën me qëllim të ndaljes së dhunës.

Afro 1200 ushtarë të mbështetur nga Kombet e Bashkuara pritet të vendosen në këtë ish-koloni franceze.

Kryeqyi i Kuq tha se ka llogaritur se nga dhuna në Bangui janë vrarë së paku 281 vetë, gjatë ditëve të fundit.

Zyrtarët thonë se numri i të vrarëve mund të rritet.

Ky vend ka rrëshqitur në një kaos të dhunës, prej se kryengritësit myslimanë Seleka e kanë përmbysur qeverinë në muajin mars, duke shkaktuar luftime me grupet militante, që e përfaqësojnë shumicën e krishterë.
XS
SM
MD
LG