Ndërlidhjet

Moskë: Elton John këndoi për homoseksualin e vrarë


Elton John

Elton John

Këngëtari i njohur britanik, Elton John, ia ka dedikuar koncertin e tij të mbrëmshën në Moskë, personit 23 vjeçar, Vladislav Tornovoi, i cili ishte rrahur për vdekje në muajin maj në Volgograd të Rusisë, për shkak se ishte homoseksual.

Elton John tha se ai e kishte shqyrtuar mundësinë që të mos mbajë kurrfarë koncerti në Rusi, pasi është miratuar legjislacioni që e ndalon përhapjen e informacioneve për hokoseksualitet te të rinjtë.

Miratimi i këtij legjislacioni, nga grupet homofobike ruse, është parë si leje për t’i sulmuar pjesëtarët e komunitetit homoseksual.

Elton John i tha audiencës së mbledhur në koncertin e tij në Moskë, se disa nga miqtë e tij kishin provuar ta bindnin që të mos mbajë koncert në Rusi, por ai vendosi që të paraqitet në Moskë, meqë njerëzit ishin në pritje të këngëve të tij.

Ai, poashtu, i bëri thirrje masës që t’i shmanget diskriminimit.
XS
SM
MD
LG