Ndërlidhjet

Paris: Enver Hoxhaj kërkon njohje nga tri vende afrikane


Pamje e Kullës Eifel në Paris
Pamje e Kullës Eifel në Paris
Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në margjina të samitit Franko – Afrikan në Paris, është takuar me ministrat e jashtëm të tri vendeve afrikane, që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ka njoftuar Ministria e jashtme e Kosovës.

Gjatë ditës, zoti Hoxhaj është takuar me ministrat e jashtëm të Sudanit Jugor, të Malit dhe të Madagaskarit.

Gjatë këtyre takimeve, ministri Hoxhaj i ka njoftuar homologët me të arriturat në Kosovë dhe ka kërkuar nga ata njohjen e pavarësisë së Kosovës, pasi “procesi i njohjeve ndërkombëptare është i pakthyeshëm”, siç është shprehur ai.

Në njoftim theksohet se ministrat e jashtëm Barnaba Marial Benjamin (Sudani Jugor), Zahibi Ould Sidi Mohamed (Mali) dhe Urlichnga (Madagaskar), kanë premtuar lëvizje përpara lidhur me çështjen e njohjes së Kosovës.
XS
SM
MD
LG