Ndërlidhjet

logo-print

Beograd: U zbulua bomba nga Lufta e Dytë Botërore


Pamje e një pjese të Beogradit

Pamje e një pjese të Beogradit

Një bombë nga Lufta e Dytë Botërore, që është gjetur në qendër të kryeqytetit Beograd në Serbi, është nxjerrë mbrëmë pak para mesnatës, dhe pastaj me kamion është transportuar në një poligon ushtarak.

Bomba prej 1090 kilogramësh, me 620 kilogramë eksploziv, e gjetur dje në mëngjes, në një thellësi prej gjashtë metrash, është nxjerrë mbrëmë vonë me masa të shtuara të sigurisë nga ana e policisë dhe e zjarrfikësve.

Vendin, ku ishte gjetur bomba, e kanë vizituar zyrtarët e lartë të Serbisë dhe të qytetit të Beogradit.

Bomba ka “forcë të madhe shkatërruese” dhe sikur të kishte eksploduar ka mundur ta shkatërroj gjithë hapësirën përreth, tha Ivica Daçiq, kryeministër i Serbisë.

Ai mëtutje ka theksuar se bomba ishte gjetur rastësisht gjatë punëve ndërtimore, dhe ka mundur të eksplodoj, por ka ekzistuar edhe mundësia që ajo të mos gjendej kurrë.
XS
SM
MD
LG