Ndërlidhjet

Kabul: Karzai në Iran, derisa Hagel po qëndron në Afganistan


Chuck Hagel arrin në një bazë ushtarake amerikane
Chuck Hagel arrin në një bazë ushtarake amerikane
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, sot ka udhëtuar për në Iran, derisa sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel, gjendet në Afganistan për vizitë dyditëshe.

Mediat e Iranit raportuan se gjatë vizitës njëditëshe, Karzai do të takohet me zyrtarë të lartë iranianë, përfshirë edhe presidentin, Hassan Rohani.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel, dje arriti në Afganistan, për t’i vizutar trupat e Shteteve të Bashkuara, dhe për takime me zyrtarët afganë dhe ata të NATO-s.

Ka mospajtime në rritje ndërmjet Kabulit dhe Uashingtonit lidhur me Marrëveshjen Bilaterale për Siguri, me të cilën parashihet mbetja e disa forcave amerikane në Afganistan, pas vitit 2014.

Sekretari Hagel tha dje se ai nuk ka plan të takohet me Karzain, duke theksuar se tashmë Kabuli është i vetëdijshëm për pozicionin e Shteteve të Bashkuara lidhur me këtë marrëveshje.

Fillimisht, Karzai e kishte mbështetur marrëveshjen, por pastaj ka refuzuar ta nënshkruaj atë.

Zyrtarë të Iranit kanë thënë se kjo marrëveshje ndërmjet Afganistanit dhe Shteteve të Bashkuara do ta destabilizonte rajonin.
XS
SM
MD
LG