Ndërlidhjet

SHBA: Obama dhe tre ish-presidentë në përkujtimet për Mandelën


Lule në një pllakë përkujtimore për Nelson Mandelën në pjesën qendrore të Londrës

Lule në një pllakë përkujtimore për Nelson Mandelën në pjesën qendrore të Londrës

Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti, Barack Obama, dhe bashkëshortja e tij, Michelle, pasnesër do të marrin pjesë në një ceremoni përkujtuese në Afrikën Jugore, në nderim të ish-presidentit, Nelson Mandela, i cili vdiq këtë javë, në moshën 95 vjeçare.

Kjo ceremoni përkujtuese do të mbahet në një stadium në Johanesburg.

Barack dhe Michelle Obama do të shoqërohen nga ish-presidenti, George Bush i riu, dhe e shoqja e tij Laura, ish-presidenti, Bill Clinton, dhe e shoqja e tij, Hillary, që në mandatin e kaluar ishte sekretare amerikane e shtetit, dhe ish-presidenti, Jimmy Carter.

Ceremonia shtetërore e varrimit të Nelson Mandelës, që ishte lider kundër aparteidit, do të mbahet më 15 dhjetor në qytetin e tij të lindjes.
XS
SM
MD
LG