Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Në mbrojtje të marrëveshjes atomike me Iranin


Barack Obama

Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama, e ka mbrojtur marrëveshjen e përkohshme atomike me Iranin, që vendos kufizime në programin bërthamor të këtij vendi.

Në fjalimin e tij para një audience pro-izraelite, mbrëmë në Uashington, Obama tha se gjasët janë “50:50” që marrëveshja me Iranin të përfundoj me sukses.

Sipas presidentit amerikan, të gjitha opsionet, përfshirë edhe opsionin e mundshëm ushtarak, mbeten në tryezë, nëse Irani nuk u nënshtrohet përkufizimeve të marrëveshjes.

Obama tha se do të ishte jorealiste të besohej se Irani do ta ndalte dhe shkatërronte programin e tij atomik në mënyrë të plotë, nëse regjimi i suksesshëm i sanksioneve do të forcohej në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa bisedimeve nuk do tu jepej rast për të arritur sukses.

Marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Izraelin janë tensionuar nga marrëveshja e përkohshme, e arritur ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Uashingtoni thotë se marrëveshja i jep kohë komunitetit ndërkombëtar për të parë nëse Teherani është serioz lidhur me ndaljen e ambicjeve të tij atomike.
XS
SM
MD
LG