Ndërlidhjet

Irak: Nga disa sulme me bomba – 22 të vrarë


Pamje nga një pjesë e Bagdadit

Pamje nga një pjesë e Bagdadit

Raportohet se nga një seri e sulmeve me bomba në Bagdad dhe rreth tij, sot janë vrarë së paku 22 vetë.

Burime policore dhe mjekësore kanë thënë se nga shpërthimet janë plagosur afro 40 të tjerë.

Së paku 10 shpërthime kanë ndodhur në gjithë Bagdadin, e kryesisht në lagjet e banuara me popullatë shumicë shiite.

Sulmi më vdekjeprurës ndodhi në lagjen Baja të Bagdadit, e banuar me popullatë shumicë shiite, me ç’rast nga makina – bombë u vranë së paku 5 vetë dhe u plagosën 14 të tjerë.

Sipas Kombeve të Bashkuara, gjatë këtij viti nga dhuna në Irak janë vrarë së paku 8 mijë vetë.
XS
SM
MD
LG