Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Inspektorët e OKB-së e vizituan një kapacitet atomik


Pamje nga kapaciteti i ndërlidhur atomik në Arak të Iranit

Pamje nga kapaciteti i ndërlidhur atomik në Arak të Iranit

Mediat në Iran kanë raportuar se inspektorët nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) e Kombeve të Bashkuara, sot e kanë vizituar kapacitetin e ndërlidhur atomik të ujit të rëndë në Iran.

Kjo është hera e parë që ekspertët e ANEB-it e kanë vizituar këtë vend në qytetin qendror Arak, në dy vitet e fundit.

Televizioni shtetëror i Iranit e ka cituar zëdhënësin e Organizatës për energji atomike iraniane, Behrouz Kamalvandi, që ka thënë se ekspertët e ANEB-it e kanë filluar inspektimin njëditësh në kapacitetin në Arak, sot në mëngjes.

Ky inspektim u bë në kuadër të marrëveshjes së 24 nëntorit ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore.

Kjo marrëveshje e përkoshme parasheh ndalje të disa pjesëve të programit bërthamor iranian për gjashtë muaj, në këmbim për zbutje të sanksioneve ndërkombëtare.

Sipas marrëveshjes, Irani është pajtuar që të mos e aktivizoj reraktorin në Arak, i cili mund të prodhoj plutonium në shkallë të mjaftueshme për prodhim të armatimit.
XS
SM
MD
LG