Ndërlidhjet

Vulin: Betimi është neutral sa i përket statusit të Kosovës


Aleksandar Vulin

Aleksandar Vulin

Ministri pa portofol në qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar sot se kryetarët e ri të komunave nga lista serbe në zgjedhjet lokale në Kosovë, “do të betohen sipas ligjeve në bazë të të cilëve janë zgjedhur”.

“Betimi është neutral nga aspekti i statusit, nuk përmendet Republika e Kosovës, as ndonjë përcaktim tjetër”, tha Vulin dhe ka shtuar se “kjo është krejtësisht e pranueshme për ne”.

Mëtutje, ai u ka thënë gazetarëve në Graçanicë afër Prishtinës, ku ishte për vizitë, se “betimi do të bëhet para këshilltarëve, të cilët kanë marrë pjesë në zgjedhjen e kryetarit”.

Kandidatët e kësaj liste serbe kanë fituar në 9 nga 10 komunat me popullatë shumicë serbe në Kosovë.

Mëtutje, zoti Vulin ka theksuar se “bashkësia e komunave serbe duhet të formohet më së voni deri në fund të janarit ose në fillim të shkurtit” dhe se kjo bashkësi do të krijohet sipas marrëveshjes në Bruksel, dhe kjo nuk mund të ndryshohet as nga Prishtina e as nga Beogradi.

Sipas tij, Bashkësia e komunave serbe do t’i ketë katër autorizime të rëndësishme, ndaj shëndetësisë, arsimit, zhvillimit ekonomik dhe planifikimit urban.

Vulin ka theksuar se pjesëmarrja e serbëve të pjesës veriore në Policinë e Kosovës ende nuk ka filluar dhe se pritet të startoj javën e ardhshme.
XS
SM
MD
LG