Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Kritikë për Kabulin për dështim në mbrojtjen e grave


Navi Pillay

Navi Pillay

Në një raport të Kombeve të Bashkuara janë kritikuar autoritete afgane për implementim të dobët të ligjit për mbrojtjen e grave.

Në raportin e publikuar sot nga Misioni Ndihmës i Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA) theksohet se ndjekja dhe dënimet mbeten të ulëta lidhur me ligjin e vitit 2009, i cili i kriminalizon martesat e fëmijëve, martesat e detyruara, dhunimin dhe dhunën tjetër kundër grave.

Komisionarja e lartë e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Navi Pillay, tha se implementimi i ligjit ishte “i ngadalshëm dhe i pabarabartë”.

Sipas saj, “autoritetet afgane duhet të bëjnë shumë më tepër për ndërtimin mbi bazën e përfitimeve të deritashme në mbrojtjen e grave dhe vajzave”.

Në raport theksohet se vetëm 7% të afro 1670 incidenteve të regjistruara të dhunës kundër grave, në 16 provinca, janë proceduar me proces gjyqësor, duke u mbështetur në Ligjin për Eliminimin e Dhunës Kundër Grave në Afganistan.
XS
SM
MD
LG