Ndërlidhjet

Fermeri kinez vetvritet për borxhin e fëmijëve


Ilustrim
Ilustrim
Një bujk kinez me pesë fëmijë ka pirë një dozë vdekjeprurëse të pesticideve në zyrat e shefit lokal të partisë komuniste, pasi ai i konfiskoi të gjitha rezervat e ushqimit për shkak të shkeljes së politikës për një fëmijë, shkruajnë mediet kineze të hënën.

45 vjeçari Ai Guangdong, kishe mbi 3.5 ton të misrit – që ishte burimi i vetëm i të burave të kësaj familjeje deri në korrjen e vitit të ardhshëm – kur iu konfiskuar javën e kaluar nga zyrtarët komunistë në krahinën veriore Hebei.

Ai kishte shkuar në zyrat e shefit lokal të partisë për të diskutuar këtë konfiskim, dhe aty kishte gëlltitur pesticidet, për të vdekur në vend.

Kina ka politikë kontraverze për lindjen e fëmijëve, ku vetëm një fëmijë për çiftë lejohet, me përjashtim të fshatrave ku lejohen dy fëmijë të lindin për çift.

Sipas medieve kineze, zyrtarët e partisë komuniste kanë heshtur faktin se Ai ka pesë fëmijë, dhe si shpërblim i kanë konfiskuar gjithnjë të mirat.

Me lindjen e fëmijës së tretë të Ai-t, një prej zyrtarëve të partisë, i kishte kërkuar një shumë marramendëse të parave, të cilin borxh nuk ka arritur ta shlyej deri në vdekej, shkruan “People’s Daily Online”.
XS
SM
MD
LG