Ndërlidhjet

Ekspertët e OKB-së inspektojnë bërthamoren në Iran


Iran - Centrali bërthamor në Bushehr (Ilustrim)
Iran - Centrali bërthamor në Bushehr (Ilustrim)
Inspektorët e mbikëqyrësit bërthamor të Kombeve të Bashkuara kanë kryer një inspektim një-ditor në një central bërthamor në Iran.

Inspektimi i së dielës në Arak, ishte vizita e parë e ekspertëveve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) në më se dy vjet.

Kjo çështje realizohet si rezultat i marrëveshjes së 24 nëntorit, ndërmjet të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore.

Kjo marrëveshje i bënë thirrje Iranit që të tërhiqet nga disa pjesë të programit të vet bërthamor, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Perëndimi ka frikë që ndërtimi në Arak, që gjendet rreth 300 kilometra në jug-perëndim të Teheranit, mund të përdoret për prodhimin e armëve të shkallës së lartë shkatërruese me plutonium.

Inspektorët pritet të lëshojnë një komunikatë për gjetjet e tyre, pasi të kthehen në selinë e organizatës që është në Vjenë.
XS
SM
MD
LG