Ndërlidhjet

Hagel arrin në Pakistan për biseda me Sharifin


Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikëa, Chuck Hagel (Ilustrim)
Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikëa, Chuck Hagel (Ilustrim)
Serketari Amerikan i Mbrojtjës Chuck Hagel ka arritur në Pakistan, ndërsa gjatë ditës pritet të takohet me kryeministrin Navaz Sharif dhe zyrtarët e tjerë.

Pentagoni thotë se Hagel do të flet me zyrtarët e atjeshëm për kërcënime e përbashkëta dhe promovimi i stabilitetit rajonal me Afganistanin fqinj.

Vizita e Hagel vjen në kohën kur raportet mes dy vendeve janë të tensionuara, për shkak të sulmeve të fluturave amerikane pa pilot në brendi të Pakistanit.

Sharif është takuar me presidentin amerikan Barack Obama në fund të tetorit.

Robert Gates është sekretari i fundit i mbrojtjes që ka vizituar Pakistanin, dhe atë tri vjet më parë.

Hagel shkon në Pakistan pas vizitës që i bëri Afganistanit, ku takoi trupat amerikane, ndërsa refuzoi që të takohet me presidentin Hamid Karzai, i cili ka nevrikosur zyrtarët amerikan me refuzimin e tij që të nënshkruaj një marrëveshje bilaterale për sigurinë në këtë shtet, para fundit të këtij viti.
XS
SM
MD
LG