Ndërlidhjet

Afganistani e Irani shpejt me marrëveshje afatgjate, thotë Karzai


Iran- Presidenti Hassan Rouhani takohet me homologun e tij nga Afganistani Hamid Karzai në Teheran, 08 dhjetor 2013

Iran- Presidenti Hassan Rouhani takohet me homologun e tij nga Afganistani Hamid Karzai në Teheran, 08 dhjetor 2013

Presidenti afgan Hamid Karzai thotë se Kabuli dhe Teherani do të nënshkruajnë së shpejti një pakt “afatgjatë partneriteti” i cili do të përqendrohet në fushën politike, ekonomike dhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë.

Një komunikatë e lëshuar nga zyra e presidentit të Afganistanit parashikon aprovimin e kësaj marrëveshjeje bilaterale, pasi Karzai u takua në Teheran me presidentin iranian Hassan Rouhani.

Komunikata thotë se Karzai dhe Rouhani kanë nënvizuar nevojën për një marrëveshje të tillë e cila garanton një “miqësi dhe partneritet” afatgjatë.

Në këtë komunikatë nuk jepen detaje të tjera.

Vizita e Karzait në Teheran ndodhi në kohën kur sekretari amerikan i mbrojtjes Chuck Hagel po qëndronte në vizitë dy-ditore në Afganistan.
XS
SM
MD
LG