Ndërlidhjet

Kurdët lirojnë katër ushtarët turk që zunë peng


Irak - Luftëtarët e Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK) përshëndesin shokët e tyre të luftës (Ilustrim)
Irak - Luftëtarët e Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK) përshëndesin shokët e tyre të luftës (Ilustrim)
Katër ushtarët turk të zënë rob nga militantë të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK) janë liruar të hënën në mëngjes, njoftojnë autoritetet.

Ata u dorëzuan në krahinën jug-lindore Diyarbakir të Turqisë, pasi politikanët kurd ndërhynë për të mundësuar këtë lirim.

Tensionet janë shtuar së fundi në krahinën e dominuar nga kurdët, pasi dy persona u vranë të premten gjatë përleshjeve mes policisë dhe protestuesve në qytetin Yuksekova.

Dy oficerë të lartë, dhe dy rreshter u zunë rob të dielën nga guerilat kurd, të cilët kishin ngritur një post-bllok në rrugë, në zonën Lice të Diyarbakir dhe kontrollonin letërnjoftimet e njerëzve që kalonin me makina andej, shkruan Reuters.

Militantët i kanë vënë zjarrin tri makinave ushtarake me të cilat po udhëtonin oficerët e zënë rob.

PKK cilësohet si organizatë terrorriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
XS
SM
MD
LG